Neuer afër Bayernit

Arrijnë konfirmime të rëndësishme nga ana e Bayern Munich për transferimin e portierit të Schalke 04, Manuel Neuer.
Besohet se gjiganti bavarez i ka siguruar shërbimet e portierit gjerman, i cili po shkëlqen këtë sezon.
“Ka sinjale të qarta. Nevojitet vetëm të shikohet nëse marrëveshja do të arrihet në një periudhë të shkurtër”, ka thënë drejtori sportiv i klubit më të madh gjerman, Christian Nerlinger për të përditshmen gjermane, Suddeutsche Zeitung.
Gjithnjë sipas kësaj të fundit, Bavarezët janë të gatshëm t’ia paguajnë Schalkes 20 milionë euro, për portierin e përfaqësueses gjermane, që është bërë shtyllë e ekipit kaltër e zi këtë sezon.
Me pritjet e tij fantastike, Neuer u shqua edhe në Ligën e Kampionëve, ku Schalke arriti në gjysmëfinale.