Kuçi: Marrëveshja, jo sipas interesave shtetërore, interpretimin e bën BE-ja
Kosovë- Kosova dhe Serbia arritën të shtunë një marrëveshje sa i përket marrëdhënieve të tyre, por secila palë ka bërë interpretimin e saj në bazë të interesave personale.
Koha Ditore shkruan se vetë shteti i Kosovës do të kërkojë që interpretimi i marrveshjes të bëhet nga Bashkimi Evropian.
Kjo është edhe garancia që e bën zv/kryeministrin e Kosovës Hajredin Kuçi të jetë i bindur se Serbia nuk do t`i interpretojë tri-katër pika të marrëveshjes sipas dëshirës së vet.
Këtë garanci ai e ka edhe për pikën që thotë se asociacioni do të ketë garancitë në bazë të ligjit kushtetues. Kosova nuk e ka kategorinë ligji kushtetues, derisa Serbia që e ka këtë kategori, po përgatitet që ta nxjerrë një të tillë. Me të do t`i mundësonte asociacionit që të funksionojë brenda institucioneve të Kosovës pa e njohur Kushtetutën e shtetit.
Në një intervistë për “Tribunën”, janë analizuar një nga një të gjitha pikat e marrëveshjes si dhe bisedimet e garancitë që palët kanë marrë jashtë saj. Kuçi ka folur edhe për çështjen e FSK-së.