Tentoi të vriste dy persona, arrestohet 26-vjeçari i shpallur në kërkim
Vlorë- Policia e Vlorës ka bërë arrestimin e një 26-vjeçari, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.
Mësohet se në pranga ka përfunduar Ermal Sakaj, banues në lagjen 4 Heronjtë në Vlorë, pasi në tetor dhe në nëntor të 2012-ës tentoi të vriste me armë zjarri dy persona.
Sipas policisë ai dyshohet të jetë i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale, prandaj ishte cilësuar si një person me rrezikshmëri të lartë dhe për kapjen e tij u aktivizuan një numë ri madh forcash policore.
Gjykata e Vlorës kishte dhënë masën e sigurisë ndaj tij arrest me burg, pasi akuzohet për Vrasje me dashje e mbetur në tentativë, Plagosje e rëndë me dashje dhe Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve.