Kuci Nuk lutemi per dialog

Kosova ka vullnet, por nuk i lutet Serbise per të vazhduar dialogun. Keshtu deklaroi të premten zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Kuçi tha se Prishtina zyrtare ka hyrë në këtë dialog duke respektuar kërkesat e vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por nuk është ajo palë që i bën lutje Serbisë që të rikthehet në tavolinën e bisedimeve.
Këto komente, Kuçi i bëri pas paralajmërimeve për thirrjen e takimit të radhës diku nga mesi i nëntorit. Pala kosovare ka shprehur gatishmëri të jetë e pranishme, përderisa Beogradi nuk ka një pozicion të qartë.
“Kemi vullnet për dialog me Serbinë, por nuk jemi ata që u themi ju lutem a po vini sot, a po vini nesër. Ky është qëndrimi zyrtar i Qeverisë. Çështja e dytë, ne kemi bërë dialog me lehtësimin e BE-së dhe SHBA-ve, dhe ata janë garantues të çdo marrëveshjeje eventuale të arritur dhe mbi bazën e saj ne do të kërkojmë nga ta një lloj përgjegjësie për zbatim. Dhe, e treta është që Kosova i ka pranuar ato marrëveshje dhe ka filluar zbatimin e plotë”, tha Kuçi.
Në anën tjetër, shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanovic tha për Radion Evropa e Lirë, se raundi i ardhshëm i bisedimeve do të ndodhë vetëm atëherë kur të dyja palët dakordohen.
”Për ne, një kategorizim i tillë është artificial, që përdoret për nevoja të brendshme të politikës në Prishtinë”, tha Stefanovic për Radion Evropa e Lirë.
Pala serbe në vazhdimësi kishte insistuar që temë e dialogut të jenë edhe pikat doganore në veri dhe gjendja e krijuar atje, me çka nuk është pajtuar pala kosovare dhe ajo ndërmjetësuese.
Marrëveshjet e arritura, Prishtina zyrtare tha se tashmë ka filluar t’i zbatojë, por ato në tërësi nuk po zbatohen nga Serbia.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Lunaçek: Kosova të kryejë detyrat
Teksa presidentit të Serbisë Boris Tadiç i është bërë e qartë se Serbia nuk do ta marrë statusin e vendit kandidat pa vazhduar dialogun me Kosovën dhe pa rregulluar më parë raportet fqinjësore, Kosovës i rekomandohet që të kryejë detyrat e saj të “shtëpisë” sa i përket integrimit drejt BE-së.
BE "shkëput" Kosovën nga Serbia
Bashkimi Evropian tashmë në hartën e saj zyrtare e ka shkëputur Kosovën nga Serbia. Kosovë, konfiskohen 50 kg lëndë narkotike
Policia e Kosovës ka njoftuar të premten konfiskimin e 50 kilogramëve lëndë narkotike në një automjet me targa serbe. Thaci-Lunacek: Së shpejti heqja e vizave
Kryeministri kosovar Hashim Thaci ka premtuar plotësimin e kritereve të kërkuara nga BE për të arritur liberalizimin e vizave. KFOR-i largon barrikadat në Bërnjak
Ushtarët e KFOR-it kanë ndërmarrë një aksion blic në oret e para të mëngjesit të sotëm, gjatë të cilit kanë larguar barrikadat e serbëve ne piken kufitare te Bërnjakut.
Lajmet kryesore
Ndërpriten kërkimet për marinarët e zhdukur
Javën e ardhshme, ekspertë të tjerë
Cmimi i Madh i Indisë, Vettel në Pole Position
Libia, Rasmussen: Detyra u krye
Grekët kundër reduktimit të borxhit
BSH kërkon forcimin e mbikëqyrjes te bankat