E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e 79-vjeçarit grek, policia e Sarandës sqaron ngjarjen

Policia e Sarandës ka dhënë sot detajet e vdekjes së shtetasit grek mbrëmjen e djeshme në këtë qytet. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në Rrugën e 5-të në në parkingun e Hotel "Olimpia" ku shtetasi grek Kostandinos Karadhimas, 79 vjeç është konfliktuar me 53-vjeçarin Xhemal Kullain për parkimin e automjeteve të tyre në parkingun e hotelit.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se gjatë konfliktit personat janë shtyrë me duar dhe një prej tyre, Kostandinos Karadhimas është rrëzuar përtokë duke u dëmtuar në kokë. Menjëherë ai është transportuar për në spital ku ka ndërruar jetë. Në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar rreth 8 dëshmimtarë okularë që ishin rezidentë në hotel, familjarët e viktimës si dhe të autorit të dyshuar. Po punohet nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjtyqësor Sarandë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe zbardhjen të saj.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›