E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Veriu, vetëm i Kosovës

17-08-2012 / Gazeta 55

Zv/kryeministri Hajredin Kuçi intervistë për gazetën serbe “Politika”: Beogradi të lexojë paketën Ahtisari

Zv/kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Drejtësisë së Kosovës Hajredin Kuçi, vlerëson se nuk ka mundësi të ndodhë një zgjidhje kompromisi, sipas së cilës veriu i Kosovës të ishte pjesë edhe e Serbisë, edhe e Kosovës.
“Duam që në komunat veriore të Kosovës të sundojë ligji dhe rendi… Për këtë jemi të gatshëm qe të dëgjojmë me seriozitetin më të madh preokupimet dhe kërkesat e qytetarëve serbë të cilët jetojnë në atë pjesë”, ka thënë Kuçi për të përditshmen serbe “Politika”.
Ai megjithatë ka thënë se “politika e gabuar e udhëheqjes serbe, elitës kulturore dhe akademike nga vitet e 90-ta, nuk munden sot të përmirësohen me kompromisi në dëm të popullit të Kosovës”.
“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, pritet përmbyllja e mbikëqyrjes së pavarësisë”, ka thënë Kuçi dhe fton që me kujdes dhe pa paragjykime të lexohet Pakoja e nobelistit Martti Ahtisaari, e cila përfshin gjerësisht interesat e serbëve të Kosovës”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›