E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Arvizu: Bashkëpunimi SHBA - SHISH, do vazhdojë të forcohet

17-08-2012 / Gazeta 55

“Pres të takohem me kreun e SHISH. Asnjë person nuk duhet të jetë në një post publik për shumë kohë”


Shefi i diplomacisë së SHBA-së ka folur për herë të parë për mediat lidhur me shkarkimin e kreut të SHISH, Bahri Shaqiri dhe emërimin në vend të tij të Visho Ajazit. 


Në prononcimin e tij, Arvizu ka theksuar se nuk ka rëndësi emri që udhëheq këtë institucion, por mënyra sesi ai e realizon detyrën, siç i shkon përshtat edhe Shqipërisë si një anëtare e NATO-s, duke shtuar se nuk kemi të bëjmë më me SHIK-un e viteve ‘90 por me SHISH-in e 2012.



Në këtë kontekst Ambasadori i SHBA-së theksoi se axhenda e tij pas pushimeve do të nisë me kreun e ri të SHISH, Visho Ajazi.


Komentet e tij Arvizu i bëri pas një takimi me kreun e PS, Edi Rama të cilit i prezantoi zv/ambasadorin Henry V. Jardine, me rastin e fillimit të kësaj detyre. Më herët, kryediplomati amerikan takoi edhe kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin, Bujar Nishani.  

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›