Pogradec, gjendet në breg kufoma e një gruaje
Kufoma e një gruaje është gjetur ditën e sotme në liqenin Pogradecit. Trupi i viktimës është pikasur nga pushuesit në breg të liqenit, dhe mendohet të jetë vetëmbytur.
Policia, e njoftuar nga pushuesit, ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar viktimën, e cila mësohet të jetë shtetësja Çelike Rakipllari, 55 vjeçe, e cila ka vendosur t`i japë fund jetës duke u vetëmbytur.
Mendohet se veprimi ekstrem është ndërmarrë nga 55-vjeçarja në kushtet e një depresioni të rëndë, duke qenë se vetëm pak muaj më parë i kishte vdekur i biri, ndërsa bashkëshorti i saj vuan dënimin prej 25 vitesh në burg për vrasje.
17 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)
Pogradec, gjendet në breg kufoma e një gruaje burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip