E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daci:Qeveria kosovare e paaftë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë Nexhat Daci ka kritikuar Qeverinë kosovare për paaftësi të menaxhimit me shtetin duke kërkuar që të qartësohen kompetencat e misionit të EULEX-it, UNMIK-ut dhe institucioneve vendore. Daci tha se pavarësisht se ky vit pati një fillim të mbarë me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe miratimin e kushtetutës, përfundimi i tij po shkon me një paqartësi të ushtrimit të kompetencave mes autoriteteve ndërkombëtare dhe institucioneve në Kosovë. Sipas kryetarit të LDD, institucionet e Prishtinës kanë mungesë vizioni në shtrirjen e autoritetit të tyre ne gjithë territorin e vendit dhe në këtë mënyrë i hapet rruga zbatimit te planit 6 pikesh te Ban Ki-Moon-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›