Ligji i dosjeve, sot votimi ne kuvend

Kryeministri Berisha gjate nje konference per shtyp deklaroi se me apo pa opoziten ky ligj do te miratohet. Ai mbrojti draftin dhe deklaroi se do te ndeshkohen xhelatet e Drejtesise. Berisha akuzoi kreun socialist Edi Rama, duke thene se po mbron persekutoret e komunizmit.
Por vendosmeria e mazhorances per te miratuar e vetme ligjin per spiunet, duket se do te hase ne vendosmerine e opozites, per te mos marre pjese ne ndonje seance parlamentare pa u futur ne rend te dites votimi i Kodit te ri Zgjedhor.
Burime nga grupi parlamentar i PS-se bejne te ditur se ata do t‘i qendrojne deklarates qe kryetarja e grupit, Leskaj, beri ne seancen e kaluar. Nuk do te marrin pjese ne asnje seance parlamentare nese ne rend te dites nuk do te jete per votim Kodi i ri Zgjedhor, i cili eshte rikthyer per rishikim nga Presidenti i Republikes.
Socialistet theksojne se per ata pak rendesi ka nese PD e miraton ne kete seance apo e shtyn projektligjin per dosjet, per sa kohe ata nuk kane asnje ftese per bashkepunim nga PD-ja. Ne seancen e 15 dhjetorit, PD nuk mundi ta miratonte projektligjin per pastertine e figurave, pasi ne momentin kur nisi diskutimin e draftit, PS u largua nga salla, duke i lene demokratet te debatonin dhe diskutonin me veten.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code