Kuçovë, Meta prezanton kandidatin e opozitës për kryebashkiak, Lefter Maliqi

Lefter Maliqi, kandidat për kryebashkiak i Kuçovës, dalë nga “Primaret”, është prezantuar sot nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Sipas kreut të PL-së, opozita ka zgjedhur kandidatët e duhur për zgjedhjet vendore të 14 majit, në të cilat do të dalë fituese.
Meta ka nënvizuar se Maliqi është kandidat me “energji nukleare”, dhe se ai do i kthejë shërbimet e tij në punë për komunitetin.
“Kemi në Berat një kandidat tjetër që do të fitojë, doktor Zija Ismailin. Jam i bindur që Elbasani mezi pret të shikojë një debat mes kandidatit të rilindjes dhe Luçiano Boçit. Rama i përzuri gjithë socialistët e ndershëm nga forumet e partisë, por tani nuk dëgjon dot fjalë kundër edhe në Parlament. Mirë që hyri Lefteri atje 2 vite dhe i tmerroi të gjithë. Ndaj të gjitha votat për kandidatët tanë të mrekullueshëm për kandidatët tanë të primareve. Të gjitha votat për Lefter Maliqin, Zija Ismailin, Belind Këlliçin dhe të gjithëve kandidatëve të Primareve”,- theksoi Meta.
/rtsh.al/