Kuçovë, protestë e naftëtarëve

Punëtorët e larguar nga puna pas ristrukturimit të Ndërmarrjes Mekanike të Naftës në Kuçovë kanë protestuar përpara ambjenteve të drejtorisë së naftës duke cilësuar si të padrejtë vendimin e marrë nga kjo drejtori.
75 punëtorë të kësaj ndërmarrjeje u larguan nga puna dje pas vendimit të marrë nga qeveria për ristrukturimin e shoqërive tregtare me kapital shtetëror, ndërkohë që punëtorët akuzojnë drejtorinë se janë hequr pa të drejtë nga puna.
Në përkrahje të punëtorëve të hequr nga puna kanë dalë dhe deputetja e majtë e këtij qarku Ermonela Felaj.
Punëtorët ankohen se drejtoria nuk ka zgjedhur punëtorët specialistë për të mbajtur në punë, ndërkohë që akuzojnë drejtuesit për largime nga puna për çështje politike.