E Shtunë, 31 Tetor 2026

Telashe me deputetë

Ministra, deputetë dhe zyrtarë tjerë të lartë të Republikës së Kosovës ende nuk janë mësuar t’i respektojnë procedurat ligjore kur udhëtojnë zyrtarisht jashtë vendit.

Disa herë ka ndodhur që zyrtarë shtetërorë që posedojnë pasaporta diplomatike të mbahen me orë të tëra nëpër aeroporte ndërkombëtare, për shkak se nuk kanë pasur viza apo nuk i kanë njoftuar paraprakisht vendet nikoqire ose ambasadat e Kosovës.

Deputetët Ismet Beqiri, Haki Shatri dhe Myzejene Selmani, para disa muajsh, janë zënë në flagrancë nga Policia e Francës dhe janë mbajtur për disa orë në Polici për shkak se kishin dalë jashtë aeroporti përderisa nuk kishin viza Shengen.

“Ishim duke u kthyer nga SHBA’të për në Kosovë dhe kishim një ndërrim aeroplani në Paris për t’u nisur pastaj për në Prishtinë. Ne kishim pasaporta diplomatike, por siç e dini në to duhet të kemi viza sepse nuk kemi ende marrëveshje me shtetet që të mund të udhëtojmë me këto pasaporta pa viza. Ne kishim viza për Amerikë dhe disa prej nesh kishim edhe Shengen viza. Pasi kishim disa orë kohë derisa të nisemi për Kosovë, thamë të dalim pak për të shëtitur në Paris. Rreth 100 metra në dalje të aeroportit jemi ndalur nga policia, të cilët na kanë kërkuar dokumentet. Tre kolegët tanë, Ismeti, Hakiu dhe Myzejenja nuk kishin vizë Shengen dhe policia i mori në ndalesë”, tregon për Express në kushte anonime njëri nga deputetët që ishte pjesë e delegacionit.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›