Kodheli: Pas një viti kemi fituar beteja politike

Deputetja e PS Mimi Kodheli analizoi situatën politike pas një viti të zgjedhjeve të 28 qershorit . Një vit të një jete politike , ne kemi fituar beteja publike dhe ku ndërgjegjësimi i forcave të majta e të djathta europiane kanë treguar se zgjedhjet kishin probleme. Kjo ishte një këmbanë e fortë të cilën e bëmë të dëgjohej në skajet më të larta të jetës politike, që i vlejti qytetarëve shqiptarë dhe forcës më të madhe politike PS, ashtu sikurse pas një beteje u përshkallëzua me një grevë. Kështu deklaroi Kodheli e ftuar në studion e "Ora News" në edicioni e orës 20.00 , përballë drejtorit të informacionit Roland Qafoku. Deputetja shtoi se nga ulja e dy lidërve në një tryezë pavarësisht se nuk doli në një përfundim konkret, PS ishte e hapur për negociata, ndërkohë që nuk ndodhi me maxhorancën, dhe kjo nuk do të thotë se presioni dhe lufta e PS do të përfundojë. Në mënyrë private, Kodheli citoi se është dakord që të bojkotoj parlamentin, për zbardhjen e zgjedhjeve të 28 qershorit.