E Diel, 1 Nëntor 2026

Kucovë, sherr në lokal, plagosen me thika dy të rinj

Policia e Kucovës bëri të ditur se si pasojë e një zënke mes pesë të rinjsh për motive të dobëta kanë mbetur të plagosur dy shtetas te moshes 18 e 23 vjec. Ne kerkim jane dy te rinj qe kane rezultuar autoret e plagosjes 

KUCOVE-Dy të rinj nga Kucova janë plagosur me thika si pasojë e një sherri mbrëmjen e djeshme në një lokal në qëndër të qytetit. Policia e Kucovës bëri të ditur se si pasojë e një zënke mes pesë të rinjsh për motive të dobëta kanë mbetur të plagosur shtetasit Mario Pano 23 vjec dhe Erald Koci 18 vjec. Të rinjtë janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit ku dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar dy nga autorët që janë Sergen Pjetri 25 vjec dhe Ilir Asqeriu 21 vjec. Të dy të rinjtë janë në kërkim nga policia për veprën penale të kanosjes më armë të ftohta dhe plagosje me dashje.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›