E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperaturat e larta, tre vatra zjarri në Pukë

Temperaturat e larta aktivizojnë vatrat e zjarrit në Pukë. Prej 2 ditësh zjarret po shkrumbojnë sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në sektorin pyjor të Tucit, këtë pasdite qe shënon rastin e 3-të në të njëjtin territor. 

PUKE-
Pukë, aktivizohet tjetër vatër zjarri

Ora: 16:33- Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në sektorin pyjor të Tucit, në rrethin e Pukës. Kjo vatër shënon rastin e tretë brenda të njëjtit territor gjatë tre ditëve të fundit. Këto vatra janë shkaktuar dy ditë para se Ministria e pyjeve të zhvillojë konferencën për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret, ku në Pukë pritet të mblidhen përfaqësues të pushtetit vendor nga të gjitha qarqet e vendit.

Pukë, temperaturat e larta aktivizojnë vatrat e zjarrit

Ora: 15:12-Temperaturat e larta aktivizojnë vatrat e zjarrit në Pukë . Prej dy ditësh një vatër zjarri në vendin e quajtur “sektori pyjor i tuqit” po shkrumbon sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në këtë zonë që njihet edhe si më e pasura në pyje. Dhjetëra punonjës të Drejtorisë së shërbimit pyjor prej dy ditësh vazhdojnë përpjekjet për të mbajtur nën kontroll zjarrin, pa mundur ta shuajnë përfundimisht atë. Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar edhe në vendin e quajtur pyjet, në Qafë Mali ku për vënien në kontroll të tij u angazhuan edhe banorë të shumtë. Kamera e “News24” ndoqi mbrëmë pas mesnate situatën e krijuar, ndërkohë që edhe gjatë ditës së sotme vazhdon puna për mbajtjen e situatës në kontroll. (e.n/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›