E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta në Fier: Programi i LSI-së- programi i punës

"Qarku i Fierit i ka të gjitha potencialet që të shëndrrohet në një qëndër të madhe zhvillimi” tha Ilir Meta ne nje takim qe zhvilloi sot një takim me banorë të qytetit të Patosit, në rrethin e Fierit ku prezantoi programin e LSI 

FIER- Kreu i LSI, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me banorë të qytetit të Patosit, në rrethin e Fierit, ku prezantoi programin elektoral të partisë që drejton duke e cilësuar atë si, "alternativa e punës dhe e shtimit të vëndeve të punës në të gjithë Shqipërinë”.
"Qarku i Fierit i ka të gjitha potencialet që të shëndrrohet në një qëndër të madhe zhvillimi” tha Meta, duke shtuar se "LSI ka një program të qartë për të shtuar 6000 vende pune, vetëm në industrinë e naftës, e cila është e zhvilluar në këtë qark.
Sipas Metës, bazuar në vështirësitë e punës tha se “naftëtarët duhet të gëzojnë një status të vecantë”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›