Intelektualët: Nano të bëhet president
Tiranë- Ish- kryeministri Nano gjatë kësaj jave po lufton për marrjen e postit të presidentit dhe mesaduket përkrah tij janë edhe disa intelektualë.
Përmes një letre të hapur 26 intelektualë u kanë bërë thirje partive politike që të bien dakort që Nano të bëhet President i Republikës. Ata shprehen se ish- kreu i PS- së i përmbush të gjitha kriteret që duhet të ketë një kryetar shteti, si ato personale, politike dhe kontekstuale.
Duke mbështetur Fatos Nanon si kandidat për President të Republikës, formësojmë një precedent të ri dhe pozitiv për demokracinë shqiptare: përfilljen e trashëgimisë sonë politike me të gjithë vlerat dhe problemet e saj, por që mund të jetë në shërbim të vendit, institucioneve dhe demokracisë shqiptare shumë më tepër sesa formulat e tjera që prodhojnë një president nga një proces negociues i mbyllur e i kufizuar,- thuhet në letër.
Më tej ata kanë renditur disa nga momentet e tij nga jeta politike ku sipas tyre ka treguar që ruan vullnetin e popullit.
me marrëveshjet historike mes të majtës dhe të djathtës, ku Nano ka qenë protagonist i dorës së parë duke i dhënë vendit hope dhe avancime të rëndësishme demokratike; me zgjedhjet e lira të organizuara në kohën e qeverisjes së tij dhe me rrotacionin paqësor të pushtetit Fatos Nano ka vendosur precedentë por aq të rëndësishëm sa gurët kilometrikë të një demokracie të re; me dorëheqjen e tij nga Kryetar i Partisë Socialiste në 2005, Fatos Nano ka instaluar në jetën politike shqiptare precedentin e përtëritjes së elitave politike në këtë vend duke i dhënë frymëmarrje dhe konkurrueshmëri skenës sonë politike,- vijohet më tej.
Letra është firmosur nga:
1.Ylli Popa
2. Dhori Kule
3. Moikom Zeqo
4. Gjergj Sinani
5. Adrian Civici
6. Mihal Tase
7. Arben Gjata
8. Ksenofon Krisafi
9. Aferdita Jonuzi
10. Petrit Malaj
11. Leonard Solis
12. Luan Bregasi
13. Zef Preci
14. Artan Santo
15. Bajram Muco
16. Shaban Sinani
17. Edit Mihali
18. Sulo Haderi
19. Ali Ahmeti
20. Uke Ibrahim Rugova
21. Thimio Kondi
22. Kujtim Cashku
23. Pirro Milkani
24. Ekrem Bardha
25. Arjan Gjonca
26. Anton Lulgjuraj