Kufijtë detarë, u mënjanua Presidenti
16/04/2010 Gjykata Kushtetuese zbardh arsyet e rrëzimit të marrëveshjes me shtetin fqinj
Pakti Shqipëri- Greqi i papajtueshme me nenet 3, 4, 7 dhe 92/ë të Kushtetutës
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur arsyet e vendimit të saj për ta cilësuar antikushtetuese marrëveshjen e lidhur midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Katër janë çështjet që cenojnë Kushtetutën dhe konkretisht për: mospajisjen e delegacionit shqiptar me plotfuqi të rregullt nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e marrëveshjes; mangësitë serioze në përmbajtjen e marrëveshjes; moszbatimin e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve, me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm; mosmarrjen parasysh të ishujve, si rrethana të veçanta në delimitimin e hapësirave detare.
Vendimi
Vendimi është miratuar unanimisht nga të gjithë gjyqtarët, të cilët vendosën: “Deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4, 7 dhe 92/ë të Kushtetutës të marrëveshjes së lidhur midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë ‘Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare’”. Në 46 faqet e vendimit sqarohen në detaje arsyetimet që e kanë çuar Gjykatën në këtë vendimmarrje. Lidhur me pretendimin për zhvillimin e bisedimeve pa pasur plotfuqi nga Presidenti i Republikës, Gjykata thekson se e drejta e kreut të shtetit për të lidhur marrëveshje ndërkombëtare është një funksion kushtetues dhe këtë ai e ushtron ose vetë, ose duke i dhënë plotfuqi Qeverisë, me qëllim përfaqësimin e shtetit sipas të drejtës ndërkombëtare. “Mungesa e plotfuqisë së rregullt nga delegacioni shqiptar bie ndesh me kuadrin e brendshëm kushtetues dhe ligjor lidhur me përcaktimin e kritereve formale për negocimin dhe lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare. Si rrjedhojë, kjo papajtueshmëri prek edhe thelbin e marrëveshjes së lidhur nga shteti shqiptar, i cili në çdo rast duhet të shprehë vullnetin e tij në përputhje me kërkesat e legjislacionit të brendshëm”, thuhet në vendim. Sipas Gjykatës, rezulton që pala shqiptare të ketë negociuar për një objekt më të gjerë sesa ishte e autorizuar dhe se edhe procedura e parashikuar nga ligji për traktatet lidhur me miratimin nga Këshilli i Ministrave të tekstit të marrëveshjes nuk rezulton të jetë respektuar.
Jashtë ankimimit
Pavarësisht se nuk është pretenduar nga kërkuesi, Gjykata Kushtetuese ka vërejtur se edhe neni 2 i marrëveshjes shfaq probleme kushtetuese. Ky nen parashikon: “Në zbatim të Konventës së OKB-së për të Drejtën e Detit, Republika e Greqisë në anën e kufirit detar që ndodhet pranë Republikës së Shqipërisë dhe Republika e Shqipërisë në anën e kufirit detar që ndodhet pranë Republikës së Greqisë, nuk do të kërkojnë apo ushtrojnë për asnjë qëllim sovranitet, të drejta sovrane ose juridiksion mbi ujin, shtratin e detit ose nëntokën”. Sipas Gjykatës, jo vetëm që kuptimi dhe qëllimi i kësaj dispozite është i paqartë, por mund të krijojë probleme e paqartësi në praktikën e të dy shteteve.
Hapësirat
Përpara zhvillimit të bisedimeve duhej të ishin përcaktuar qartë hapësirat detare që duhej të delimitoheshin, si dhe brigjet detare respektove, mbi bazën e të cilave do të bëhej ky delimitim. Në këtë kuadër, duhej të ishte pasur mirë parasysh natyra dhe statusi juridik i secilës prej hapësirave detare që do të delimitohej. Duket qartë që sipas marrëveshjes objekt shqyrtimi, në rastin konkret ka një disproporcion të theksuar në disfavor të palës shqiptare.
Kufijtë
Gjykata vlerëson se nga pala shqiptare, në përcaktimin e vijës së kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë, duhej të ishin marrë në konsideratë prania e ishujve apo masave shkëmbore në hapësirat ujore objekt delimitimi. Duhej të ishte vlerësuar veçmas jo vetëm ndikimi i ishujve të banuar Lazareto, Erikuza dhe Othonoi, por edhe i vetë ishullit kryesor të Korfuzit. Marrëveshja u jep (padrejtësisht) që të gjithëve efekt të plotë në caktimin e vijës kufitare.
Kërkesë e refuzuar
Lidhur me pretendimin e kërkuesit për mosparaqitjen e hartave analoge si pjesë shoqëruese e marrëveshjes, Gjykata çmon se pretendimi i kërkuesit nuk është i bazuar dhe për këtë shkak nuk duhet pranuar. Neni 16 i Konventës për të Drejtën e Detit parashikon si alternativë hartimin dhe publikimin (dorëzimin) e hartave dixhitale, e rezulton se shteti shqiptar e ka përmbushur detyrimin e tij në kuptim të nenit 16 të Konventës.
Historiku
Gjykatës Kushtetuese iu paraqit kërkesë ankimore për marrëveshjen për kufijtë detarë me Greqinë nga disa parti politike, konkretisht: PS, PSD, PDS, PDK, PLD dhe Partia G 99. Gjatë shqyrtimit paraprak të kërkesës, Gjykata vendosi kalimin në seancë të çështjes, legjitimimin e PS-së, rrëzimin e kërkesës për subjektet e tjera kërkuese. Ndërsa Kuvendi pezulloi procedurat për ratifikimin e marrëveshjes deri në dhënien e vendimit përfundimtar nga Gjykata.