Racizmi, Ismail Kadare anulon vizitën në Greqi
16/04/2010 Do të ishte i ftuar nderi në një konferencë në Athinë
Thirrjet raciste antishqiptare të ushtarëve grekë gjatë paradës së 25 marsit në Athinë kanë bërë që shkrimtari i njohur Ismail Kadare të anulojë vizitën e tij në shtetin fqinj.
Vetë shkrimtari Ismail Kadare ka konfirmuar në linjë telefonike për “News 24”, se vetëm 5 ditë pas skandalit me forcat speciale greke, ka marrë vendimin për të mos marrë pjesë në një konferencë që zhvillohej në Athinë, ku ishte i ftuar nderi.
Më 30 mars, ai ka njoftuar autoritetet greke për mospjesëmarrjen e tij në këtë konferencë, ku ishte i ftuar nderi, por nuk do të referonte gjatë saj. “Nuk mund të isha protagonist në një aktivitet, në një vend ku lëshoheshin thirrje antishqiptare dhe fyhej vendi im dhe qytetarët e tij”, ka thënë për “News 24” shkrimtari Ismail Kadare, disa herë kandidat për çmimin “Nobel”. Përmes një letre, ai ka informuar autoritetet greke dhe ka anuluar në këtë mënyrë pjesëmarrjen në aktivitet. “Unë kam vendosur të anuloj vizitën time në Athinë, për shkak të ngjarjeve të 25 marsit 2010 në Athinë, ku forcat ushtarake të Greqisë, në paradën zyrtare me rastin e festës kombëtare greke hodhën parulla antishqiptare. Këto thirrje u karakterizuan nga doza racizmi kundër shqiptarëve, ndaj unë vendos të anuloj vizitën time në vendin tuaj. Ju e dini shumë mirë që kam admirim për letërsinë greke dhe për kulturën greke, por unë besoj se brenda një klime të tillë, e cila është larg çdo gjurme të qytetërimit, vizita ime do të ishte e papërshtatshme”, theksohet në letrën e shkrimtarit të madh drejtuar autoriteteve greke. Thirrjet antishqiptare në paradën e zhvilluar në ditën e pavarësisë së Greqisë shkaktuan reagimin e shoqërisë civile dhe qytetarëve në Shqipëri, të cilët zhvilluan protesta kundër thirrjeve antishqiptare të ushtrisë greke.