E Diel, 1 Nëntor 2026

Kufiri Kosovë-Mali i Zi, do të bëhet kufi shtetëror

"Nuk kemi pretendime në asnjë metër katror të territorit nga cilado anë, dhe ramë dakord që kufiri administrativ të bëhet kufi shtetëror", tha Rexhepi, duke shfaqur shpresën se procesi i demarkacionit të vijës kufitare do të përfundojë nga fundi i vitit apo fillimi i vitit 2011.

Duke komentuar qëndrimin e Beogradit se nuk ekziston kufiri ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, Brajovic tha se Mali i Zi do t'i "përcaktojë kufijtë me fqinjët në pajtim të interesave të veta".

Në lidhje me letrën e dërguar nga Rexhepi, Brajovic tha se aty nuk ka pasur fjalë të rënda dërguar Malit të Zi . "Asgjë që do të mund të shkaktonte reagime të cilat janë dëgjuar e lexuar në media". Brajovic tha se duhet intensifikuar negociatat për hapjen e kufirit për komunikacion ndërkombëtar. Aktualisht funksionon vetëm një, dhe se do të duhej të rivitalizohet aksi rrugor Murinë-çakor-Pejë, tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›