Papandreu: Moszgjidhja e emrit një humbje e madhe
Në një intervistë për radion “DW”, shefi i ekzekutivit të Greqisë ka theksuar se mosmarrëveshja nuk është zgjidhur deri më tani, për shkak se nuk ka pasur një kornizë të përcaktuar kohore.
“Nëse do të kishim kornizë kohore për zgjidhjen e problemit të emrit, ai do të ishte zgjidhur ndoshta edhe para shumë vitesh”, ka theksuar kryeministri Jorgos Papandreu.
Sipas tij, në takimin me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban ki Mun, ai ka arsyetuar nismën greke për zgjidhjen e kontestit, e cila po shënon përparime me ndihmën e ndërmjetësit Metju Nimiç.
Kryeministri Jorgos Papandreu ka rikonfirmuar edhe një herë qëndrimin e Greqisë, se zgjidhja e kontestit duhet të jetë një emër me përmbajtje gjeografike, që do të kishte përdorim të përgjithshëm.
Vizita e Papandreut në Nju Jork dhe takimi me sekretarin Ban ki Mun vjen pas takimit javën e kaluar në Bruksel me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski.