E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufiri Kosovë-Maqedoni, do të nisë lëvizja e lirë e qytetarëve

Shkup, 2 prill, NOA Kufiri Kosovë-Maqedoni do të administrohet në mënyrë të përbashkët mes dy vendeve.

Një fakt i tillë pohohet në marrëveshjen që sot ministrat e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe Gordana Jankullovska nënshkruan në Shkup.

Mes të tjerash, ajo parashikon edhe që të aplikohet lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës dhe Maqedonisë vetëm me letërnjoftime.

Por kjo do të ndodhë pas aplikimit të dokumentave biometrike nga pala kosovare.

Ndër të tjera, marrëveshja parashikon edhe formimin e një qendre të përbashkët për kontroll tejkufitar.

Ajo do të krijojë kushte për thjeshtësim të procedurave për kalimin e kufirit.
Kuptohet, parakusht mbetet edhe plotësimi i disa kritereve ndërkombëtare.
n.e/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›