Optimizem per Greqine perpara takimit te Eurogroup
Duket se Greqia është afër marrjes së këstit të dytë të ndihmës së premtuar nga BE. Përpara takimit në Bruksel të ministrave të Financave të Eurozonës, kreu i Eurogrupit, Juncker ka deklaruar se ka shumë shanse që sonte të arrihet një marrëveshje politike mbi Greqinë.
Përpara takimit të ministrave të Financave të Eurozonës në Bruksel, ku do të diskutohet disbursimi i këstit të dytë të ndihmës për Greqinë, shfaqet një optimizëm se do të ketë mundësi reale për një marrëveshje politike për zgjidhjen e kësaj çështje. Kreu i Eurogrupit Jean Claude Juncker është shprehur se shanset janë të mëdha që ministrat të bien dakord për një zgjidhje përfundimtare për Greqinë.
Ne do të flasim për këtë gjatë kësaj mbrëmjeje, kështu që sonte ka mundësi që të përpilohen të gjithë elementët e mjaftueshëm. Jam optimist se cdo gjë do të shkojë qetë pasi kemi ndërmarrë hapa për Greqinë. Ne do të duhet të biemi dakord për disa detaje.
Ndërkohë burime të tjera nga Brukseli shpjegojnë se marrëveshja nuk do të jetë formale përderisa është e nevojshme që parlamentet kombëtare kryesisht ai gjerman, finlandez dhe holandez duhet të shprehen . Brenda jë jave apo 10 ditëve do të ketë një përgjigje pozitive formale nga Eurogrupi dhe sipas burimeve nga BE në gjysmën e parë të dhjetorit do të akordohet disbursimi i ndihmave.