Kufiri ndares II i pret rrugen trafikut te 30 kg hashash ne Tirane tre ne pranga

Narkotiku dyshohet se kishte destinacion trafikimin dhe me pas shperndarjen ne Tirane dhe vendet fqinje me Shqiperine
Dy muaj hetime intensive me metoda speciale hetimore per te rene ne gjurmet dhe per te dokumentuar nje linje te trafikut te droges ne kryeqytet derisa shperblimi ka ardhur nje dite me pare kur sektori i Antidroges ka sekuestruar nje sasi prej 30 kilogramesh lende narkotike te llojit kanabis sativa ndersa ka vene ne pranga tre persona. Lajmi eshte konfirmuar dje nga zedhenesja e policise se Tiranes Alma Katragjini sipas se ciles ne kuader te operacionit policor Kufiri ndares II Seksioni kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Tiranes ne bashkepunim me Sektorin e Forces se Posacme Operacionale te kesaj drejtorie fale nje hetimi perreth 2 muaj dhe mirorganizimit te ketij operacioni u arrit te kapen dhe arrestohen ne flagrance Gjergji Qose 38 vjec Genci Zekolli 44 vjec si dhe Ylli Kazazi 54 vjec qe te tre banues ne Tirane. Narkotiku eshte sekuestruar ne rrugen Sulejman Delvina ne kryeqytet nderkohe qe policia tha se kjo sasi droge ishte e ndare ne qese dhe gati per tu shperndare ne tregun e brendshem te Tiranes si dhe vendet fqinje me Shqiperine.
Operacioni
Agjentet e Antidroges duket se kane qene prej kohesh ne gjurmim te te dyshuarve kur informacionet e sakta kete here per vendndodhjen e tyre si dhe te nje sasie hashashi qe pritej te shitej ne tregun e perdoruesve ne Tirane ka sjelle nderhyrjen e menjehershme. Nje gje e tille eshte bere e ditur nga policia e kryeqytetit pas operacionit kur mesohet se gjate ecurise se hetimit mbi tre personat e dyshuar duke perdorur te gjitha metodat operative - gjurmuese te realizuara me se miri nga specialistet e Seksionit kunder Narkotikeve u mundesua kapja e tyre ne afersi te rruges Sulejman Delvina ne Tirane. Keshtu Gjergji Qose 38 vjec Genci Zekolli 44 vjec si dhe Ylli Kazazi 54 vjec qe te tre banues ne Tirane duket se jane zene ne befasi kur kontrolli i menjehershem i agjenteve te policise ne nje banese pergjate kesaj rruge ne pronesi te njerit prej te arrestuarve ka zbuluar sasine prej 30 kilogramesh kanabis sativa te ndare neper qese dhe gati per shitje. Policia tha se ndaj tyre u mor masa e arrestit ne flagrance per vepren penale Prodhim shitje te lendeve narkotike ne bashkepunim.
Hetimi
Kjo sasi e konsiderueshme lende narkotike dyshohet se kishte destinacion trafikimin dhe me pas shperndarjen ne Tirane dhe vendet fqinje me Shqiperine e cila ne momentin e sekuestrimit u gjend e ndare ne disa qese. Nje fakt i tille eshte bere publik nga Drejtoria e Policise se kryeqytetit duke konfirmuar keshtu edhe sekuestrimin ne banese te sasise prej 30 kilograme kanabis ne rrugen Sulejman Delvina. Policia ka theksuar gjithashtu se ky operacion vazhdon pasi aktualisht po punohet intensivisht ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor per te identifikuar te tjere persona te perfshire ne kete rrjet trafiku dhe shperndarje te lendes narkotike.
Te arrestuar
Gjergji Qose 38 vjec banues ne Tirane
Genci Zekolli 44 vjec banues ne Tirane
Ylli Kazazi 54 vjec banues ne Tirane
Sekuestruar
30 kg lende narkotike e llojit kanabis sativa