Kufiri në qiell

Kosova është shndërruar në një vend transiti për lëndët narkotike. Kjo është thënë në raportin e publikuar në fillim të këtij muaji nga Departamenti amerikan i Shtetit. Sipas dokumentit zyrtar të shtetit amerikan, as caktimi i këshilltarëve të EULEX-it në Departamentin e Narkotikëve deri më tash nuk ka dhënë ndonjë rezultat të shtimit të arrestimeve apo ndjekjeve penale.
“Kosova përballet me sfida në këtë betejë, sepse kufijtë e saj janë të përshkueshëm dhe ka edhe korrupsion në Policinë Kufitare të Kosovës dhe tek oficerët doganorë”, thuhet, ndër të tjera, në këtë dokument.
Në fakt, vështirësitë për kontrollimin e kufijve të vendit, edhe pse nuk është ndonjë territor shumë i gjerë, i pranojnë vetë krerët më të lartë të forcave të NATO-s në Kosovë. Markus Bentler, komandant i përgjithshëm i KFOR-it, ka deklaruar për Express se një pjesë e gjatë e vijës kufitare të Kosovës është terren shumë i vështirë për t’u kontrolluar.
Në këtë rast, ai e ka fjalën për vijën kufitare Kosovë-Mal i Zi dhe Kosovë-Shqipëri. Sipas tij, arsyeja për këtë është terreni shumë i thyer.
“Kur ishim në një kontroll të tillë në vitin 2002, nuk e keni ndjenjën sa e vështirë ishte të jemi 24 orë, shtatë ditë në javë apo 365 ditë për të parë se sa jemi të përqendruar në lidhje me këtë fushë”, ka thënë Bentler për Express. Ai sqaron se një gjë e tillë kërkon një fushë më të gjerë të sigurisë, apo edhe një bashkëpunim më të thellë me vendet fqinje.
Ky terren është aq i thyeshëm, sa e vetmja mundësi për kontroll më të efektshëm të vijës kufitare janë helikopterët. Deri para dy vjetësh, as që është menduar që Policia e Kosovës të ketë mjete të tilla. Pavarësisht se në përbërjen e tyre ata kanë së paku tre pilotë, ishte KFOR-i ai që nuk lejonte blerjen e tyre. Arsyeja ishte se trupat e NATO-s kishin të drejtën ekskluzive për mjete të tilla dhe se ata e kontrollonin hapësirën ajrore të Kosovës, veprim të cilin e kryejnë edhe tash. Ky ishte edhe arsyetimi i zyrtarëve vendorë për mosblerjen e helikopterëve, që do të ndihmonin në luftimin kontrabandës. Tash, dy vjet pas pavarësisë, gjërat kanë ndryshuar.
“Policisë së Kosovës i lejohet të ketë helikopterë, por kjo është një çështje më shumë financiare”, thotë kreu i KFOR-it në Kosovë. “Këtë pyetje duhet t’ua parashtroni edhe institucioneve të Kosovës se çfarë kanë planifikuar për këtë punë, sepse KFOR-i nuk ua ndalon blerjen e helikopterëve”, është shprehur, ndër të tjera, Bentler, duke u pajtuar se për kontrabandë mund t’i referohen edhe si “virusi i Ballkanit”.
Por Zenun Pajaziti, ministër i Punëve të Brendshme, shpjegon se ata kanë pasur plane për të blerë gjatë këtij viti disa helikopterë për Policinë Kufitare, por kjo gjë ka dështuar. “Për të blerë helikopterë nuk na pengon askush dhe mjetet financiare ndoshta do të gjendeshin disi”, thotë Pajaziti për Express. Por, sipas tij, në fund të vitit 2009, kur është projektuar buxheti për vitin 2010, është bërë një llogari e thjeshtë.
“Një nga arsyet është se pasi është vlerësuar situata, është parë se më shtrenjtë kushton pastaj mirëmbajtja e tyre sesa blerja. Prandaj, tash për tash kemi menduar që për këtë çështje të shfrytëzojmë kapacitetet e KFOR-it”, thotë ministri Pajaziti. Ai sqaron se është vendosur kusht, duke u bazuar në faktin se vija e gjelbër menaxhohet nga KFOR-i, kurse vetëm tash janë në fazën e transferimit të kompetencave për vijën kufitare me Maqedoninë dhe Shqipërinë.
“Nuk dihet nëse vitin tjetër do të blejmë helikopterë, por kjo çështje do të shkojë paralelisht me transferimin kompetencave, edhe pse kemi bërë gati tërë legjislacionin e nevojshëm”, thotë ministri Zenun Pajaziti.
Gjatë vitit 2009, policia ka arritur të arrestojë disa pjesëtarë të saj si të dyshuar për përfshirje në veprat penale të kontrabandës.