Fitore Speciale

Në fund fitoi ai, protagonisti i madh: Josè Mourinho. Interi i tij triumfoi në Stamford Bridge ndaj Chelseas së Carlo Ancelottit dhe arriti në çerekfinale. Falë një goli të bukur të Samuel Eto'o, e mbi të gjitha falë një paraqitjeje të shkëlqyeshme të gjithë skuadrës.
Inter u tregua më i ekuilibruar me tre sulmues të vendosur nga ‘Special One’, ndërsa Chelsea hasi në vështirësi të sulmonte, duke rrezikuar vetëm një herë me anë të Ballack, në pjesën e parë. Pjesa e dytë nisi me një vrull të Blues, me Maloudan e rrezikshëm nga e majta, që e rriti ritmin e lojës.
Më pas, italianët u çliruan dhe krijuan një kundërsulm me Pandev, por rrezikuan edhe me një gjuajtje e Militos. Ky i fundit doli përballë portierit në minutën e 20-të të pjesës së dytë, por ai gjuajti jashtë. Sneijder pa dyshim dha kontribut të madh në këtë ndeshje. Ai shërbeu për mrekulli Eto’on, që e kontrolloi topin perfekt dhe e heshti stadiumin Stamford Bridge, 0:1 (78’).
Ky gol ua ‘shkurtoi këmbët’ vendësve, që në vazhdim dukeshin të hutuar. Madje, njëjtë sikur vitin e kaluar, kur u ndëshkua me karton të kuq ndaj Barcelonës, Didier Drogba u tregua i pakujdesshëm me sjelljet e tij, duke e lënë skuadrën e tij me 10 futbollistë, 4 minuta pa përfunduar ndeshja. Kamerunasi Eto’o e pati edhe një rast në minutën e fundit, por portieri Turnbull bëri pritje të shkëlqyeshme.
Në fund, fitores iu gëzua kampioni italian, që e mposhti Chelsean në të dyja ndeshjet. Njëherësh, Inter është ekipi i vetëm italian që kalon në çerekfinale të këtij kompeticioni.
Pa dyshim, e marta ishte natë e mysafirëve. Përpos Inter, edhe CSKA Moska fitoi si mysafire. Rusët e befasuan Sevillën në Spanjë, duke fituar 2:1, rezultat ky që ua siguroi një vend ndër tetë skuadrat më të mira, pasi ndeshja e parë në Moskë kishte përfunduar baras, 1:1.
Golat e Necid (39’) dhe Honda (55’) ishin vendimtare për rusët, derisa goli i Perotti (41’) ishte i pamjaftueshëm për spanjollët, që lënë kështu këtë garë shumë herët.
E teta e finales – Rezultatet
Chelsea-Inter 0:1 (1:2)
Sevilla-CSKA 1:2 (1:1)