Kufizimi i rrjeteve sociale, 600 takime dhe 27 mijë prindër pjesëmarrës në turin e konsultimeve

Në shkollat shqiptare diskutimi me prindër, mësues e nxënës, për adresimin e sfidave që sjell teknologjia, me fokus pyetjen a duhen kufizuar rrjetet sociale si TikTok, Snapchat, etj.
Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale kujton se deri më tani janë zhvilluar 600 takime, ku kanë marrë pjesë 27 mijë prindër.
Konsultimet po kontribuojnë me ide dhe sugjerime për të adresuar sfidat që sjell teknologjia.
Gjatë takimeve, u theksua po ashtu edhe rëndësia e bashkëpunimit midis institucioneve, shkollave dhe prindërve për të garantuar një hapësirë digjitale të sigurt për të rinjtë dhe për të ndërtuar një kulturë të fortë të ndërgjegjësimit dhe sigurisë.
Turi vijon në të gjithë Shqipërinë.
/ rtsh.al /