E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufoma e një indiani, dy vjet mbi tarracën e komisariatit

Gazeta "Mail Today" raporton se Chukkan Nishad, 22 vjeç, ndërroi jetë në korrik të vitit 2007, dhe trupi i tij u dërgua në komisariatin e Azamgarh për t’iu nënshtruar testeve.

Trupi i 22-vjeçarit është futur në një qese të zezë dhe në mënyrën më çnjerëzore është hedhur mbi tarracën e komisariatit, pasi policia kishte mungesë fondesh për të kryer testin e ADN-së. Ndërkohë, për t’u shfajësuar para familjarëve të të riut, policia ka deklaruar se po vazhdojnë hetimet rreth kësaj ngjarjeje.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›