E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve kalon reformën e shëndetësisë

Pas shumë javësh negociatash si edhe bisedimesh me dyer të mbyllura, Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan ka pranuar që të prezantojë reformën e shëndetësisë, e cila është propozuar nga presidentit Obama.
Pas prezantimit të paketës së kësaj reforme, zëdhënësi i Dhomës së Përfaqësuesve, Ricardo Pelosi pohoi se kjo reformë do të transformonte tregun e sigurimeve në SHBA si edhe administrata qeveritare do ta kishte më të lehtë që të kontrollonte këtë treg strategjik.
"Kjo paketë do të jetë i përballueshëm për klasën e mesme të popullsisë. Për fëmijët tanë do të ketë më shumë lehtësira. Kjo reformë arrin që të mbulojë të gjitha sigurimet për 36 milionë amerikanë."- pohoi Pelosi, duke vënë në pah anët pozitive të reformësë së shëndetësisë. Pas këtij hapi presidenti i SHBA, Barack Obama ka përshendetur anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve për prezantimin e planit për reformën në shëndetësi. Plani prej 894 miliardë dollarësh është shumë i ngjashëm me atë të prezantuar nga Senati.
"Bëhet fjalë për një tjetër hap deçiziv në përpjekjen për të reformuar sistemin tons te shendetesise,"- është shprehur Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›