E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti me Greqinë, Topi: Kini besim tek institucionet

Gjatë një takimi me presidentin bullgar në Tiranë, presidenti Topi, tha se kjo marrëveshje nuk ka përfunduar ende dhe se presidenti si institucion po e ndjek me shumë kujdes këtë çështje.

Kreu i shtetit tha  se të gjitha shtetet në këtë proces janë anëtare të NATO-s dhe nuk mund të pretendohet më që të ndryshohen kufijtë. “Kush më shumë se sa vendet e NATO-s kanë teknologjinë më të lartë të matjes së detit? Do të jetë një proces i monitoruar me shumë kujdes. I siguroj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që të jenë të qetë në të gjitha zgjidhjet territoriale, sepse janë zgjidhje korrekte. Kini besim tek morali i përfaqësuesve të shtetit shqiptar. Kjo do të thotë se përtej besimit duhet të ketë transparencë”, theksoi Topi gjatë një konference shtypi.

Ai shtoi se procesi do të jetë i monitoruar me imtësi dhe do të ketë transparencë të plotë. Gjithashtu, kreu i shtetit ka siguruar se në mbarim të kësaj marrëveshjeje do të ketë transparencë të plotë. “Në aktin final do të jemi në të drejtat tona”, theksoi Topi.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›