E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufoma ne krater, identifikohet punetorja

A.Cena

Ekspertet identifikojne nje tjeter viktime te tragjedise se Gerdecit. Diten e djeshme Mjekesia Ligjore, beri te ditur se ka arritur te identifikoje trupin e gjetur pak dite me pare nen rrenoja, qe i perket punetores se fabrikes se demontimit, 19-vjecares Zelie Leti, e cila ishte shpallur e zhdukur qe prej dites se shperthimit. Aktualisht ne morg ka mbetur nje kufome ende e paidentifikuar, ndersa familja Alhasa kerkon trupin e vajzes 25vjecare, Shpreses, se humbur prej 15 marsit dhe qe ishte punonjese ne fabrike. Numri i viktimave pas shperthimit tragjik shkon ne 25 persona. Trupi i 19-vjecares u gjet te enjten e kaluar gjate kontrolleve te bera nga forcat e ushtrise si dhe ato anti-mine, qe kane mberritur ne ndihme te ushtrise. Nderkohe eshte bere e ditur se ne morg ndodhet ende nje trup i paidentifikuar, i cili nuk i perkiste asnjeres prej viktimave te zhdukura, Zelie Letit, qe u identifikua apo Shqipe Alhases, kerkimet per te cilen vazhdojne ende ne kraterin e shperthimit. Ekspertet mjeko-ligjor kane bere te ditur se disa dite pasi trupi i pajete u gjet ne germadhat e fabrikes, dhe pas analizes se ADN-se, eshte bere i mundur identifikimi. Krateri i shkaktuar nga shperthimi ka qene zona e fundit ku u realizua operacioni i shpetim-kerkimit, per shkak te pasigurise qe ekzistonte, pasi mund te kishte mbetje municionesh qe ne cdo moment mund te perbenin rrezik. Nderkohe qe ende vazhdojne kerkimet ne zonen e kraterit te shperthimit per 25-vjecaren Shqipe Alhasa. Gjate dites se sotme pritet qe Gerdeci te shpallet zone jo e rrezikshme dhe do te lejohen banoret qe te kthehen ne shtepite e tyre te shkaterruara. Gjithashtu nga zona do te terhiqen dhe forcat e ushtrise, duke lene vetem nje kompani te motorizuar, e cila do t'u vije ne ndihme banoreve, te cilet mund te kene nevoje per mbledhje apo transportim te mbeturinave te inerteve te shkaktuara nga shperthimi i fuqishem.

QSUT, 11 paciente te djegie-plastika

Vetem 11 paciente jane duke u kuruar aktualisht ne repartin e djegie-plastikes ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza". Sipas mjekeve te ketij pavijoni, gjendja e tyre shendetesore ka ardhur duke u permiresuar dhe vetem kater prej te plagosurve jane ne reanimacion, por jashte rrezikut per jeten. Ndersa gjate dites se djeshme dy prej ketyre te shtruarve kane lene ambientet e spitalit, pasi nuk kane pasur me nevoje per asistencen e mjekeve dhe jane derguar per te te afermit e tyre. Nderkohe qe po kaq paciente ndodhen edhe ne spitalet italiane, ndersa keta te fundit jane ne gjendje me te rende shendetesore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›