Kujdes! Mos prekni Galerinë
Galeria Kombëtare e Arteve tani mbikëqyret edhe nga sistemi i kamerave në çdo cep të saj. Të gjitha ambientet e saj tashmë janë të mbikëqyrura nga një sistem i sigurisë së lartë, ndërkohë që veprat e artit që ajo GKA disponon të jenë më të mbrojtura. “Sistemi i sigurisë është shumë i domosdoshëm për një muze të kësaj natyre sepse galeria e Arteve ka një koleksion të artit viziv tepër të vlefshëm për historinë e artit shqiptar dhe për këtë ne e vlerësojmë tej mase këtë projekt”, - është shprehur nëndrejtori i këtij institucioni Buron Kaceli. Ai vënë theksin se më parë funksiononte edhe sistemi infra të kuqe, i cili funksiononte në të gjitha hapësirat e GKA-së, ashtu siç është vënë tashmë në zbatim edhe mbikëqyrja më anë të kamerave në të gjitha ambientet e institucionit.