Kujdes celularet, mund t'ju "tradhtojne"
Kujdes: Mos harroni kurre celularin tuaj ne shtepi apo ne zyre. Jo se do te merrni nje thirrje te rendesishme apo nje lajmerim per jete a vdekje. Eshte shume me keq se kaq: Partneri ose partnerja juaj mund te provojne me ne fund se ju nuk i keni qendruar besnik-e.
Nje studim i realizuar ne Itali tregon se 9 ne 10 raste tradhtie jane zbuluar nga telefoni celular. Dhe po te kemi parasysh celularomanine, mund te themi se kemi perpara nje seri prishjesh te marredhenieve sentimentale apo divorcesh per aq me shume kur statistikat tregojne se gjysma e popullsise ne bote do te kete nje celular deri ne fund te vitit 2007.
Studimi eshte realizuar nga Tomponzi Investigation, nje firme detektive italiane e specializuar ne zbulimin e tradhtive, e cila ofronte me kete rast ne forme altruiste edhe disa rregulla te arta. Njera prej tyre eshte qe te fshihni menjehere te gjitha mesazhet dyshues sikunder edhe thirrjet e marra. Ose te ridergoni mesazhin e marre pa krijuar mesazh te ri. Me origjinalja eshte te fshihni biseden, duke bere sikur flisni per ndonje bisede pune atehere kur i dashuri apo e dashura ju telefonojne teksa jeni te shoqeruar nga bashkeshorti ose bashkeshortja. Por, gjithsesi kujdes, studimi ve ne dukje se duhet kujdes edhe me keto keshilla, pasi ne shume raste mund te kthehen ne te kundert. Sepse vertet mund te ngrini dyshime, kur celulari juaj te jete gjithnje bosh nga mesazhet apo thirrjet e marra.
Kompanite celulare gjithashtu kane vene re se celularet mund te jene nje fitim i mire per te zbuluar tradhtite bashkeshortore. Nuk kuptohet ne menyre tjeter qe ato po perdorin prej kohesh sherbimin e lokalizuar te thirrjeve. Me nje sasi te vogel parash, cdo kush mund te lokalizoje ne cdo moment vendin se ku ndodhet personi qe duan kur ai e ka te hapur celularin. Kjo do te thote qe, nese nje grua merr nga burri i saj mesazhin "jam ne zyre duke mbaruar nje pune urgjente. Do te vij vone", permes ketij sherbimi, dergohet automatikisht nje mesazh qe tregon vendin e sakte te personit ne fjale.
Opsioni i preferuar vazhdon te mbetet qe te kesh nje celular alternativ, numri dhe ekzistenca e te cilit te jete sekret. Por, e keqja e kesaj alternative eshte se duhet ta kesh gjithsesi me vete dhe duhet te kesh kujdes te mos e harrosh pa dashje ne ndonje vend, apo se duhet te jesh "vigjilent" nga ndonje "bip" qe leshon ardhja e nje mesazhi te ri. Sipas nje sondazhi te gazetes britanike "The Independent", 72 per qind e grave te martuara nuk e kishin per gje te kontrollonin SMS-te ne celularet e burrave te tyre. Nderkohe qe 34 per qind e personave te pyetur, e benin kete ne menyre te rregullt.