SHBA, 20 muaj burg "terroristit" shqiptar
NJU XHERSI - Shqiptari 25-vjecar nga Lugina e Presheves, Agron Abdullahu, qe kishte pranuar se ka lejuar qe anetaret e nje grupi te akuzuar per komplot terrorist te shtinin me armen e tij, eshte denuar dje me 20 muaj burgim. Gjyqtari Robert Kugler tha se "ishte i bindur se i akuzuari nuk ishte aq i pafajshem sa do te deshironte ta bindte gjyqin" dhe shtoi se "kjo nuk ishte shkelje e zakonshme dhe teknike e ligjit". Agron Abdullahu shprehu keqardhje se kishte lejuar shoket e tij qe te shtinin me armen e tij ne vitet 2006 dhe 2007. Ai tha se nuk i kishte marre seriozisht bisedat e tyre lidhur me perpjekjet per ta demtuar Ameriken. Ai ishte arrestuar ne muajin maj te vitit te kaluar se bashku me pese persona te tjere te akuzuar per konspiracion per te vrare ushtare ne bazen Fort Dix. Me kohen qe tashme e ka kaluar ne burg dhe me sjelljen e mire gjate kesaj kohe, Agron Abdullahu me gjase mund te lirohet ne fund te ketij viti. Ai mund te ballafaqohet me debim nga Shtetet e Bashkuara.
VETEDEKLARIMI
Procesi u zhvillua ne nje gjykate federale amerikane ne Nju Xhersi, ku u gjykua Agron Abdullahu, nje nga shqiptaret e arrestuar me akuze terrorizmi per nje sulm kunder nje baze amerikane, "Fort Dix". I riu ka pranuar fajesine nen akuzen per fshehje te armeve, konspiracion e dhenie te ndihmes te akuzuarve qe kishin planifikuar sulm terrorist, veper kjo per te cilen ai mund te denohet deri me pese vjet burg. Gjykata evidentoi faktin se "Agron Abdullahu, 25 vjec, nga Lugina e Presheves, mberriti ne SHBA ne vitin 1999 si refugjat, ku mori strehim dhe mikpritje ne kohen kur afer nje milion shqiptare te Kosoves ishin debuar me dhune nga forcat serbe". Prokuroret federale pohuan se Agroni kishte rolin me te vogel nga gjashte te arrestuarit ne maj te ketij viti, ndersa pese te tjeret, te cilet akuzohen po ashtu per konspiracion per vrasje te personelit ushtarak, por me angazhim me te plote ne kete plan, mund te marrin si denime burg perjete. Edhe tre nga pese te akuzuarit e tjere jane kosovare qe jetojne ne SHBA.
NGJARJA
Ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar ne Fort Dix te SHBA, ku u perfshine 6 persona mes te cileve kater shqiptare. Agron Abdullahu nga Kosova, u akuzua se kishte furnizuar me arme grupin qe komplotonte sulmin ndaj ushtarakeve ne Fort Dix te Nju Xhersit. Roli i Agron Abdullahut quhet rol ndihmes, megjithate gjyqtari i ceshtjes Robert Kugler deklaroi se denimi mund te ishte edhe me i madh, pasi i pandehuri e dinte se personat qe do te perdornin armet flisnin per dhune kunder amerikaneve. Ndersa Abdullahu kerkoi falje duke deklaruar se nuk i kishte marre seriozisht bisedat e komplotuesve. Te pandehur te tjere me origjine shqiptare jane 3 vellezer Ervin, Shahin dhe Dritan Duka, turku Serdar Tatar dhe Mohamed Shnever. Komploti u zbulua para zbatimit te tij, por nese denohen 3 shqiptaret edhe 2 te tjeret rrezikojne burgim te perjetshem.
Artan Cena