E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia sulmohet nga 5 kontrabandiste druri

Policia e Kosoves eshte sulmuar nga pese preres ilegale pyjesh dje ne lokalitetin Gryka e Decanit. Te dyshuarit, me lopata, motosharre, cekic dhe mjete tjera te forta jane versulur ne drejtim te policise, nen kercenimin se do t'i vrasin. "Gjate sulmit, personat me kombesi shqiptare kane demtuar deren e vetures zyrtare", deklaroi Sherbimi Policor i Kosoves, duke shtuar se tre prej te dyshuarve u arrestuan. Me urdher te prokurorit dy prej tyre, 24 dhe 20 vjec, u lane ne paraburgim. Ndersa i treti, nje 17 vjecar, u la i lire pasi u gjet i mitur. Nderkohe, dy personat tjere jane ende ne arrati. Hetimi paraprak evidenton faktin se sulmi ndaj policise erdhi ne perpjekje per te realizuar prerje te paligjshme pyjesh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›