Kujdes nga ekspozimi në diell

Temperaturat e larta që po mbretërojnë në Kosovë kanë shtuar numrin e pacientëve që kërkojnë ndihmë në Qendrën Emergjente të QKUK-së. Personat më të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe pacientët kronikë. Mjekët këshillojnë qytetarët që t’iu shmangen ekspozimeve në diell gjatë periudhës kohore prej orës 11.00 deri në ora 17.00 të mbrëmjes.
Drejtori ekzekutiv i Qendrës emergjente, Basri Lenjani, ka thënë për Kosovapress se ngritja e temperaturave të cilat në vendin tonë kanë arritur deri në 35 gradë Celsius kanë ndikuar edhe në shtimin e numrit të qytetarëve, të cilët i drejtohet Qendrës Emergjence për të kërkuar ndihmën mjekësore.
Ai thekson se në bazë të statistikave në Qendrën Emergjente vetëm gjatë kësaj jave janë rreth 200 persona që kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente, për shkak të problemeve me shëndet si pasojë e ngritjes së temperaturave.
“Në Qendrën emergjente në tre ditët e fundit po ballafaqohen me një numër të madh të sëmurëve, të cilët kërkojnë ndihmë emergjente si pasojë e ngritjeve të temperaturave të larta, të cilat po dominojnë në kohën e fundit në trevat kosovare. Numri i pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë emergjente mjekësore brenda 24 ore që në normë ka qenë 140-160, ka arritur shifrën mbi 200 raste, të cilët kërkojnë ndihmë emergjente mjekësore”, ka thënë Lenjani.
Ndër shkaqet kryesore të këtij fluksi të madh të pacientëve janë temperaturat e larta, të cilët ndikojnë menjëherë te personat me probleme kardiake, pulmologjike, neurologjike, kronike, që sipas Lenjanit, nuk kanë ndonjë tretman të posaçëm nga mjeku familjar, të cilit do t’i jepeshin këshilla praktike se si do të duhej të mbrohej nga rrezet e diellit.
“Që këta të sëmurë prej orës 11 deri në orën 17, të mos ekspozohen rrezeve të diellit duke pasur parasysh se 90 për qind të rrezeve të diellit i absorbojnë eshtrat e kokës, kurse vetëm 1 për qind e rrezeve violete mund të depërtojë në cipat trunore me çka mund të shkaktohet ndezja e cipave trunore dhe mund të shkaktohen çrregullime në nivel të funksionit të indit trunor, sistemit kardiovaskular dhe respirator”, ka thënë ai.
Sipas Lenjanit, ekspozimi i tepërt në diell është i rrezikshëm për jetë, pasi shkakton pamundësinë e veprimit të mekanizmit termorregullues, që e tëra manifestohet me disfunksion cerebral, vetëdije të errësuar, temperaturë të lartë dhe mungesë të djersitjes.
Ai thekson se shumica e personave dhe të sëmurët nuk janë të mbrojtur nga rrezet e diellit si pasojë e mospërdorimit të kapelave, të cilat janë të domosdoshme në këtë kohë apo nuk përdorin çadra.
Për më tepër, Lenjani thekson se simptomat e para fillojnë pas gjashtë orësh ose pas 12 orësh, dhe se zakonisht pacientët e tillë kërkojnë ndihmë mjekësore emergjente pas 24 orëve, kur fillojnë kokëdhimbjet, ushtima në veshë, plogështi e përgjithshme, mundim, të vjella, të cilat mund të reprekrutohen me çrregullime të sistemit kardiovaskular.
Lenjani, sugjeron se nëse personat e tillë kanë ankesa të vazhdueshme të këtyre simptomave, të shkojnë te mjeku i mjekësisë familjare, por nëse nuk i stabilizohet gjendja shëndetësore, të shkojnë në Qendrën emergjente për të bërë trajtim të mëtutjeshëm.
“Sidomos gjatë verës është e këshillueshme që të respektohen rregullat e mjekësore, qoftë nga mjeku familjar qoftë nga mjekët të tjerë dhe sidomos nga mjekët e emergjencës preferohet që ushqimi të jetë i lehtë mos të ngarkohen me ushqim dhe gjëja më e rëndësishme është përdorimi i lëngjeve”, ka thënë Lenjani.
Sipas tij, në këto ditë të nxehta duhet të përdoren veshje të lehta, kapele, që të mbrohet koka dhe qafa. Nëse në këto ditë të nxehta do të zbatohen rekomandimet dhe këshillat që jep mjeku, atëherë shumica e qytetarëve do të ndihen mirë dhe nuk do të kenë probleme me shëndetin. /kosovapress/