E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kujdesi ndaj bletëve, spërkatja e bimësisë me pesticide në këtë periudhë, rrezik serioz

Bletaria kërkon një kujdes të veçantë në këtë periudhë, për shkak të ndryshimeve të temperaturave. Veterinerja Aedona Qirjaqi flet për sëmundjet që rrezikojnë shëndetin e bletëve.

“Më problematikja është paraliza, sidomos në disa zona dhe gjithmonë duhet mirëmbajtur dhe patur nën kontroll”, u shpreh ajo.

Në këtë sezon kryhen shumë spërkatje bujqësore, të cilat mund të dëmtojnë ndjeshëm shëndetin e bletëve. Ndaj  duhet pasur kujdes i shtuar.

“Përgjithësisht ka helmime nga pesticidet që janë shumë të dëmshme për kolonitë e bletëve”, theksoi ajo.

Qirjaqi bën një apel për fermerët dhe institucionet përkatëse, që të koordinojnë veprimet në mënyrë që të shmangen dëmet në bletari.

Është e rëndësishme të informohen paraprakisht bletarët që të mund të marrin masat mbrojtëse për kosheret e tyre. Qarku i Gjirokastrës njihet për traditën në mbajtjen e bletëve, prandaj kujdesi në këtë periudhë është vendimtar për mirëqenien e tyre dhe prodhimin e mjaltit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›