E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujdesi për rezervat ujore dhe studimet për parashikimin e përmbytjeve

Ndërkohë që rezervat
ujore nëpër botë janë në rënie, shkencëtarët, bizneset dhe shoqëria civile po
përpiqen të gjejnë mënyra për shfrytëzimin sa më efikas të tyre për përdorime
komerciale dhe private. Një problem
tjetër preokupanat janë edhe vërshimet e lumenjve e përmbytjet, për të cilat po
bëhen studime të hollësishme për parashikimin e tyre dhe përgatitjen e banorëve
në zonat e rrezikuara për të përballuar ndryshimet klimatike. Në serinë e përjavëshme "Prirjet e gjelbra",
kolegia Isabela çoçoli na sjell hollësi për format e shfrytëzimit dhe
ruajtjes së burime ujore.

Për gjatë brigjeve të Britanisë së Madhe
ngritja e nivelit të detit dhe erozioni jane probleme të përherëshme, duke
sjellë shpesh pëmbytje nga lumenjtë. Lumi Severn, në pjesën perëndimore
të Anglisë, ka përmbytur tokat përgjatë tij për shekuj me radhë.

Shkencëtarët e mjedisit në Britaninë e
Madhe janë duke studjuar historinë e përmbytjeve dhe erozionit në zonë, duke
përdorur fotografi të viteve 40-të dhe filmime të viteve 60-të.

Ekipe shkencëtarësh në universitete po
krijojnë një fond të dhënash për përmbytjet në të kaluarën, me qëllim që
në të ardhmen të bëhen parashikime më të mira dhe për të ndihmuar banorët e
zonës të përballojnë ndryshimet e mjedisit.

Meqë
ndryshimet klimatike po i bëjnë gjithnjë e më të paparishikueshme forcat e
natyrës, parashikimet e motit dhe një planifikim i kujdesëshëm janë tepër të
rëndësishëm.

****

Thatësira më e madhe në 50 vjet që ka goditur rajonet perëndimore, qendore
dhe verilindore të Kinës, ka sjellë mungesa të ujit të pishëm për 10 milionë
banorë dhe një humbje ekonomike prej 9 miliardë jenësh.

Për të kursyer ujin e pishëm, Pekini ka ndërmarrë pojekte për filtrimin dhe
purifikimn e ujrave të zeza për larje, për vaditje dhe për pastrimet
industriale.

Në impiantin e pastrimit të ujrave të zeza në Gaobeidian, më i madhi i
këtij lloji, kryhet pastrimi i vëllimit më të madh të ujrave të zeza të
qytetit. Pas veçimit të ujit, mbeturinat solide të ujrave të zeza transportohen
për t'u përdorur si fertilizatorë në fermat dhe kullotat.

Kina
është një nga vendet në zhvillim që ka mungesë uji të pishëm,ndërkohë që po
shtohet numri i vendeve që gjenden përballë pasojave shkatërruese të
thatësirës.

****

Shmangia e shpërdorimit të ujit të pishëm
është një faktor me rëndësi në ruajtjen e mjedisit dhe me shtimin e thatësirës
nëpër botë, kopshtaria në zonat urbane ka filluar të ndjejë vështirësi.

Në kopshtin e famshëm të luleve në Hampton
i paraqitet publikut një shembull edukativ se si vaditja e kujdesëshme jep
rezultate.

Projektuesi Paul Stone shpjegon funksionin
e aparateve të qarkullimit të ujit dhe efiçencën e sistemeve të vaditjes si për
përdorime komerciale ashtu edhe private. Duke shfrytëzuar gravitetin për
të gjeneruar rrjedhje, kopështi vaditet me ujë të qarkulluar, me shumë pak ose
aspak burime të jashtme.

Ky koncept kopshtarie përfshin edhe përdorimin
e bimëve rezistente ndaj thatësirës si dhe shfrytëzimin e hijes si mënyra për
ruajtjen e kopshteve pa u mbështetur vetëm në rezervat e ujit që janë në rënie. //iç//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›