E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomia dhe politika e jashtmeNga “Kathimerini”Jo shumë kohë më parë, Greqia e kishte kokën e supet mbi fqinjët e saj. Ishte e vetmja anëtare, si e Bashkimit Europian, ashtu dhe e NATO-s, dhe ekonomia e saj ishte zhvilluar shumë përpara atyre të tje

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Ekonomia dhe politika e jashtmeNga “Kathimerini”Jo shumë kohë më parë, Greqia e kishte kokën e supet mbi fqinjët e saj. Ishte e vetmja anëtare, si e Bashkimit Europian, ashtu dhe e NATO-s, dhe ekonomia e saj ishte zhvilluar shumë përpara atyre të tjerave në rajon- me përjashtim të Turqisë, e cila nisi reformat e tregut të lirë në mesin e viteve ‘80.
Por gjërat kanë ndryshuar, Turqia është një fuqi ekonomike dhe një fuqi rajonale, me një rol unik e të rëndësishëm në furnizimin me naftë e gaz natyror të Europës. Shqipëria po përparon drejt Bashkimit Europian dhe ka hyrë në NATO, dhe Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, pavarësisht përplasjeve për emrin me Greqinë, është drejt asaj rruge. Bullgaria tani është një anëtar i NATO dhe BE, dhe një partner i barabartë i Greqisë.
Greqia është ende ekonomia më e zhvilluar në rajon dhe kompanitë e saj janë ndër investitorët më të mëdhenj në gjithë vendet fqinje.
Por, ashtu siç po zbulojnë grekët në shtëpi, ekonomia është një fakt kyç në gjithë marrëdhëniet. Dhe në këtë moment të një krize të paprecedentë në shtëpi, politika e jashtme greke po e gjen veten në një ambient të ri.
Kjo ka bërë që kryeministri i shqetësuar George Papandreu të lëshojë alarmin se nëse nuk merren masa serioze, problemet ekonomike të Greqisë mund të minojnë sovranitetin e vendit.
Shqetësimi kryesor është se institucionet e huaja, si Bashkimi Europian (më shumë se alarmanti Fond Monetar Ndërkombëtar), mund të marrin një rol kryesor në përpjekjet për të reformuar ekonominë.
Por, nuk ka asnjë fyshim se një Greqi, e dobësuar nën institucione europiane si Komisioni apo Parlamenti, do të ketë kapital më të pakët politik për të bërë presion për zgjidhje në interes të saj. Nëse Greqia nuk vepron shpejt për të rifituar besimin në ekonominë e saj, do të minohet dhe ndikimi diplomatik i vendit.
Kjo është koha e zgjimit kombëtar të Greqisë, që njerëzit e saj ta kuptojnë se nuk mund të vazhdojnë të jetojnë përtej mundësive të tyre, që problemet e lëna pa zgjidhur mund të çojnë drejt një fundi pa krye, dhe që nuk mund të vazhdojnë të mbështeten pa fund tek partnerët e tyre.
Në botën e sotme, çdo vend e çdo komb po lufton për të siguruar vendin e tij në të ardhmen. Greqia po lufton për të mbërritur tek e tashmja, e dëmtuar nga veset e së shkuarës.
Kjo e shkuar është më e dukshme në bllokadën e fermerëve, të cilët kanë dëmtuar marrëdhëniet me Bullgarinë, një vend që ka problemet e veta ekonomike dhe nuk mund të përballojë faktin që tregtia e saj të dëmtohet nga problemet e brendshme të Greqisë.
Këto probleme ekonomike kanë bërë edhe që qeveria e Shkupit të duket më superiore ndaj Greqisë. E kaluara e Greqisë do shfaqet edhe më shumë në pranverë kur sindikatat do mobilizohen kundër masave të Greqisë.
Ajo çka duhet të kuptojnë- si Greqia, ashtu dhe vendet fqinje- është se sot asnjë vend nuk mund të ecë vetëm.
Ajo çka ndodh në Greqi do të ketë një efekt të thellë në rajon. Një Greqi e dobët, më e varfër, do të thotë një Ballkan më i dobët e më i varfër.
Investimet greke në vendet fqinje dhe punët te ofruar për qindra e mijëra emigrantë, tregojnë të mirat e bashkëpunimit.
Bashkëpunimi ekonomik është e vetmja rrugë për të dalë nga kriza, veçanërisht kur merr në konsideratë popullsinë e vogël të shumicës së vendeve. Kjo nevojë për lidhje më të ngushta ekonomike duhet të çojë në iniciativa ekonomike që përmirësojnë ndjeshëm çdo vend.
Greqia, duke u përpjekur ekonomikisht, mund ta kthejë situatën duke çuar përpara iniciativa diplomatike që sjellin më afër banorët e rajonit. Dhe fqinjët duhet ta shohin këtë dhe të vlerësojnë nevojën për këtë përpjekje. Kjo është e vetmja rrugë që na çon përpara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›