PS: Hetim zgjedhjeve me ose pa Berishën
TIRANE-Partia Socialiste e Shqipërisë, shprehu sot edhe njëherë qëndrimin e saj në mbështetje të dialogut në tryezën e Presidentit për t’i dhënë një zgjidhje krizës së rëndë politike. Deputeti Blendi Klosi në një konferencë për shtyp theksoi sot se nuk beson se Berisha ka të njëjtin vullnet si e majta. “Fatkeqësisht dje, Sali Berisha, njeriu që është shkaktari kryesor i situatës së vështirë në të cilën ndodhet sot vendi, na provoi me po të njëjtën gjuhë të politikës së vjetër se atij i mungon vullneti për zgjidhjen e krizës”. Sipas Klosit kjo nuk ndalon aspak PS në kërkesat e saj. “Por Partia Socialiste është po ashtu e vendosur që të bëjë transparencën e plotë të zgjedhjeve me ose pa Sali Berishën, dhe këtë hetim ai nuk e ndalon dot as me dëshirën e tij e as me forcë”, tha Klosi. Klosi në eër të PS theksoi me forcë qëndrimin e selizë rozë se zgjidhja e krizës mund të arrihet vetëm përmes transparencës së plotë të zgjedhjeve çka thuhet shprehimisht edhe në rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës”. Por, cështja e kutive sipas Klosit është pika ku PS nuk do të tërhiqet kurrë. “Hapja e kutive të votimit është një element i domosdoshëm për të hedhur dritë mbi të vërtetën e këtyre zgjedhjeve dhe si e tillë, ajo përbën një kërkesë të panegociueshme të PS”. (d.b/BalkanWeb)