E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident në Mat, plagoset simpatizanti i PD-së

Shënohet një tjetër incident gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 8 majit. Një simpatizant I Partisë Demokratike është plagosur ditën e sotme gjatë një konfrontimi me simpatizantët e Partisë Socialiste.

Ngjarja ka ndodhur në Gurrë të Matit ku 43-vjeçari Gafurr Lleshi është qëlluar me mjete të forta nga shoferi i kryetarit të komunës Gurrë që përfaqëson PS-në Allaman Selami.
 

Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Burrelit ku po merr edhe ndihmën mjekësore ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
 

Në incident tjetër electoral u shënua ditën e djeshme në Sukth ku 2 simpatizantë të PS-së u plagosën pas një konflikti me simpatizantë të Partisë Demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›