Simpatizante te PD-se grushte mbi kundershtaret
Nje incident i rende elektoral ka ndodhur ne Sukth te Durresit ne takimin e kandidatit socialist Selami Xhelili me zgjedhesit e kesaj zone. Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit konfirmon dy te plagosur ne kete incident si dhe shoqerimin e perfaqesuesve te dy paleve ne ambientet e komisariatit. Autoret simpatizante te PD-se qe kane perdorur edhe arme pas konfliktit jane identifikuar dhe jane ne kerkim. Gjate konfliktit jane degjuar te shtena armesh nga perdorimi i te cilave nuk ka pasur te demtuar. Shkak per konfliktin qe ndodhi ne fushen sportive te Sukthit eshte bere vendosja e flamujve elektorale te PS-se ne vendet ku ndodheshin me pare flamujt e forces rivale. Te plagosurit e identifikuar nga policia ne kete konflikt jane Petrit Balla dhe Sokol Bardhi. Ata jane plagosur nga goditjet me grushte dhe policia nuk e ka konfirmuar perdorimin e mjeteve te forta ndaj te plagosurve. Ne vendin e ngjarjes krahas sherbimeve te policise te planizuara me sherbim per mbarevajtjen e takimit elektoral kane shkuar edhe drejtues te Drejtorise se Policise se Qarkut te Durresit struktures per Hetimin e Krimeve Ndaj Personit dhe grupi hetimor. Nga deshmite ne vendin e ngjarjes rezulton se pas konfliktit eshte qelluar edhe me arme zjarri ne drejtim te automjetit kamioncine me targa DR 2638 D i cili ndodhej i parkuar ne afersi te vendngjarjes. Ne kete cast ne automjet nuk ndodhej asnje person. Paraprakisht policia deklaron se jane shoqeruar kater shtetas dhe po punohet per te kryer edhe shoqerime te personave te tjere te implikuar apo qe kane dijeni mbi rrethanat e ngjarjes. Ne ambientet e Drejtorise se Policise ne Durres kane qene dhe dy te plagosurit qe kane kryesisht hematoma ne fytyre. Ata kane kryer kallezimet perkatese penale nderkohe qe policia thote se eshte bere identifikimi i autoreve dhe po punohet me intensitet per kapjen e tyre. Dy dite me pare kryetari i PS-se per Durresin reagoi ndaj incidenteve te ndodhura ne Sukth gjate nje jave duke nisur qe nga heqja e flamujve dhe posterave elektorale te kandidatit dhe deri te dhunimi i tre simpatizanteve njeri prej te cileve vellai i te plagosurit Sokol Bardhi. Forca te shumta policore kane shkuar ne vendin e ngjarjes nderkohe qe Sukthi eshte shnderruar brenda pak ditesh ne nje vater te nxehte dhe te pasigurt. Perballe kandidatit socialist Aleanca per Qytetarin perfaqesohet me kandidatin Sherif Fortuzi te PDIU-se.