Kujtimet e Bush, xhelozi për Bill Klinton
Publikohen të dhëna personale të ish presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush
“Përse babai vlerëson kaq shumë Klinton”, ky është një nga e-mailet që ka vënë në pozitë të vështirë ish presidentin amerikan Xhorxh Bush.
Ka qenë një hack-er ai që ka dhunuar adresën personale të ish presidentit duke i dhënë publikut e-maile personale, fotografi dhe të dhëna të tëra. Një nga shqetësimet më të mëdha të shprehura në këtë e-mail është edhe fakti se mos Bill Klinton do të jetë ai që do të mbajë fjalimin në funeralin e babit të Bush.
Më tregoni të gjitha historitë që dini për babain. Ju lutem më ndihmoni nëse nuk doni që fjalimin në funeralin e tij ta mbajë Klinton. Xhorxh Bush u shkruan kështu vëllezërve dhe motrave të tij duke iu lutur për ndihmë. Ky mesazh ndërkohë që Bush 88 vjeçar ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën, është publikuar tashmë në të gjitha gazetat amerikane. Hakeri me pseudonimin Gucifer ka arritur të hapë adresat e dinastisë Bush duke publikuar të dhëna personale që tashmë janë në vëmendjen e gjithë botës. Por në këto e-maile nuk ka sekrete shtetit pasi korrespondecat datojnë që nga viti 2009 kur Bush ishte larguar tashmë nga Shtëpia e Bardhë. Por detajet e sikletshme nuk mungojnë.
Por ajo që del më shumë në pah është fiksimi gati i gjithë familjes për Klinton. Por mes të tjerave është publikuar dhe një nga hobet e ish presidentit, piktura. Por përveç kësaj janë publikuar dhe numrat personal të telefonave.