E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lugina e Preshevës, protesta para ambasadës serbe në Shkup

10-02-2013 / Gazeta 55

Me qindra shqiptarë kanë protestuar para ambasadës serbe në Shkup. Ata kanë shprehur pakënaqësi lidhur me zhvillimet e fundit në luginën e Preshevës. Të organizuar nga Shoqata e veteranëve të luftës së ish UÇK-së, shqiptarët e Maqedonisë kundërshtuan politikën e Beogradit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Protestuesit kërkuan mbështetje më të madhe për shqiptarët e luginës edhe nga shteti shqiptar dhe Kosova. Kreu i Shoqatës së Veteranëve të Luftës, Fazli Veliu tha se sjellja e Beogradit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, është e njëjtë me atë të kohës së Millosheviçit. Përfaqësuesit e organizatave studentore kërkuan mbështetje nga Tirana dhe Prishtina për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Gjatë protestës, forca të shumta policie kanë qëndruar para ambasadës serbe.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›