Peqin, makina përplas këmbësorin Vjen në Tiranë në gjendje të rëndë
PEQIN - Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Pavojës të Peqinit. Makina tip Ford me targa PE 1960 A, me drejtues Nazmi Sharra, 59 vjeç ka përplasur këmbësorin Bajram Vrapi i cili fillimisht u dërgua në gjendje të rëndë drejt spitalit të Elbasanit.
Por si pasojë e përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, rreth një orë më pas këmbësori i plagosur u transportua me urgjencë drejt spitalit Ushtarak të Tiranës.
Policia bëri të mundur arrestimin e drejtuesit të mjetit nga fshati Bishqem ndërsa kanë nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)