Kujtimi për disidentin

Ndërsa kritikonte faktin që Bashkimi Sovjetik ishte i papajtueshëm në Jugosllavi, libri i Mihajlovit zemëroi Kremlinin, pikërisht kur Tito po përpiqej ti përmirësonte marrëdhëniet me Moskën
Nga Wall Street Journal
Mihajlo Mihajlov, ose Misha, siç e thërrisnin miqtë,
ishte një nga figurat më interesante të Luftës së Ftohtë.
I mërguar në vitin 1978 nga ish-regjimi komunist jugosllav, ai u quajt hero
kombëtar pas vdekjes së tij këtë muaj, në Beograd, në moshën 76-vjeçare.
E nisi karrierën e tij si mësues i literaturës ruse dhe i filozofisë, që ishte
dashuria e tij e parë dhe aksidentalisht iu fut politikës.
Në kujtimet e tij të udhëtimit, Vera në Moskë, ai përshkruan kampet sovjetike
të disidentëve, ku ai u dënua më 1966, me tre vjet e gjysmë burgim atje, për
dëmtimin e reputacionit të shtetit të huaj.
Ndërsa kritikonte që Bashkimi Sovjetik ishte i papajtueshëm në Jugosllavi,
libri i Mihajlovit zemëroi Kremlinin, pikërisht kur Tito po përpiqej ti
përmirësonte marrëdhëniet me Moskën.
Një nga arsyet se përse Mihajlov ishte gjerësisht i admirueshëm, ishte për
faktin se kishte talent të përshkruante se si regjimi komunist ndikon në
shpirtin njerëzor.
Esetë e tij e sollën këtë në mënyrë të shkëlqyer, shpesh me momente surprizë të
pasojës së shpirtit njerëzor në socializëm, në burg dhe në disidencë. Filozofia
e tij, si jeta e tij, ishte reale dhe direkte, transententalizmi i tij ishte i
thellë, i mbushur me një ndjenjë kuptimplotë.
Sensi i tij i humorit ia dha këtë, pavarësisht seriozitetit të temave të tij,
ndaj shkrimet e tij nuk ishin kurrë të rënda.
Eksperienca e burgut për Mihajlovin dhe më vonë shkrimet e tij e çuan atë drejt
Milovan Gjilasit, udhëheqësit disident jugosllav.
Ai fitoi çmimin nga Shoqata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, mbështetur
nga Grupi Ndërkombëtar PEN dhe Amnesty International, dhe mori një nominim për
Çmimin Nobel për Paqe nga Andrei Sakharov.
I dënuar përsëri më 1975 për përhapjen e propagandës armiqësore, ai u lirua
më 1977, pasi Beogradi donte ti shmangte shqetësimet e mbajtjes së tij në
burg, ndërsa do bënte një takim për procesin e Helsinkit.
Tito e mërgoi Mihajlovin në Perëndim më 1978 dhe pasaporta e tij nuk i lejoi
kthimin deri në rënien e komunizmit.
Në dhjetëvjeçarët e pasmë, ai mësoi në universitete perëndimore, që nga Glasgov
te Jell, dhe punoi në Radion Evropa e Lirë si komentator.
Ndërsa ishte një armik i flaktë i Bashkimit Sovjetik, ai kurrë nuk ndau
nacionalizma apo ndjenja anti-ruse me shumë nga kolegët e tij të Evropës
Lindore.
Shprehja e plotë e ideve të tij politike ishte organizata, që ai themeloi në
mërgim - Demokracia Ndërkombëtare. Ai bashkoi kundërshtarët demokratë të të
dy krahëve, të majtë dhe të djathtë, të diktaturave nga Azia dhe Amerika Latine
dhe nga i gjithë blloku sovjetik.
Aleanca Kineze për Demokraci iu bashkua organizatës së tij si një seksion
kombëtar gjatë protestave në Tiananmen, më 1989.
Filozofia e Mihajlovit ishte e afërt me ata idealistë fetarë në mes të
disidentëve, si Aleksandër Solzhenitsin, që e përmendi Mihajlov në punën e
tij.
Por, Mihajlov kurrë nuk e vendosi fenë e tij kristiane në qendër të politikës
së tij. Ai ishte pjesë e lëvizjes tipike disidente, demokratike, pro
perëndimore dhe internacionalist. Ai besonte se liria ishte e drejta e lindur e
njeriut dhe që çdo kulturë përmban elemente demokratike.
Po ashtu, ai besonte se në shumë vende duhet kohë për të arritur një demokraci
moderne, të moderuar dhe liberale.
Ai mbajti një pozicion unik në politikën jugosllave pas shpërbërjes së vendit,
me vdekjen e Titos. Si rus për nga vendlindja, ai nuk ishte as serb, as kroat
apo mysliman, dhe kishte marrëdhënie të mira me demokratët e të gjitha
komuniteteve etnike në vend.
Ai bëri sa mundi për të ndaluar shpërbërjen e Jugosllavisë më 1990-91, për të
marrë ndërhyrjen e shpejtë dhe të vendosur të Perëndimit gjatë gjakderdhjes
përgjatë viteve 1991-1994.
Beteja e tij kryesore postkomuniste ishte kundër regjimit autoritar nacionalist
të Sllobodan Millosheviqit në Serbi.
Kur ra Millosheviq, Mihajlov u kthye në Beograd. Ai u mirëprit si një figurë
kombëtare e literaturës dhe e filozofisë dhe si një shtyllë e lëvizjeve
shoqërore demokratike.
Vdekja e tij, më 7 mars, u përcoll me zi në gjithë vendin. Ai u varros në
varrezat kryesore të Beogradit, në seksionin e quajtur si rruga e qytetarëve
që dhanë shërbim të shkëlqyer.