E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012 Varshava ne pergatitjet e fundit

Janë duke u bërë rregullimet e fundit nëpër rrugët e Varshavës për ndeshjen e hapjes së Kampionatit Europian Euro 2012. Qyteti pret tifozët e Rusisë, Cekisë dhe Greqisë, skuadra këto që janë në të njëjtin grup dhe do të ndeshen ditën e parë.

Këta tifozë do të jenë në gjendje të shohin 31 ndeshje në gjashtë ekrane gjigante që janë vendosur në qendrën e tifozëve e cila ka një kapacitet prej 100.000 vendesh.
 
Polonia deri tani ka investuar mbi 20 miliard euro, apo thënë ndryshe 5.2% të GDP-s për të përgatitur këtë aktivitet, pasi janë bërë përmirësime në infrastrukturë, rikonstruksione të ndryshme rrugë të reja, dhe autostrata në një periudhë 7-vjecare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›