E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drews Serbet i kemi toleruar mjaft

Gjenerali Erhard Drews ka pranuar për herë të parë se misioni i KFOR-it është treguar shumë tolerant me serbët e veriut, pavarësisht se këta të fundit kanë ushtruar dhunë.

“KFOR-i ka qenë mjaft tolerant me serbët në veri. Ata që kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it kanë qenë terroristë dhe kriminelë”, ka deklaruar Drews gjatë një vizite në Gjakovë.

Sipas raportimit të “RTK”, kreu i misionit të NATO-s ka shtuar se nuk pret një përkeqësim të situatës në veri, por ka theksuar nevojën e një veprimi politik mes Kosovës dhe Serbisë.

Të paktën dy ushtarë gjermanë të KFOR-it u plagosën gjatë përpjekjeve për të liruar rrugën që lidh Mitrovicën me pikën kufitare numëri 1 në Jarinjë.

Gjithçka ndodhi kur një aksion i forcave paqeruajtëse nisi mëngjesin e së premtes në fshatin Rudarë të komunës së Zveçanit, për të mundësuar lirinë e lëvizjes edhe në këto anë.

Burimet zyrtare shpjeguan për Top Channel se një kontigjent i KFOR-it gjerman po vinte nga Leposaviçi me synim largimin e barrikadës në fshatin Rudarë, ndërsa forca të tjera ishin stacionuar te vendi i quajtur Kërshi i Dudës.

Por diçka e tillë hasi në rezistencën e ashpër të qindra serbëve, të cilët u mblodhën për të kundërshtuar veprimet e KFOR-it dhe në përleshjen me të, tre banorë mbetën të plagosur.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, në një konferencë për shtyp të pak ditëve më parë, shprehu qëndrime të zbutura ndaj Serbisë, ndërsa nga ana tjetër theksoi se KFOR kishte vepruar për vetëmbrojtje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›