Kujtohet për Veriun
Përplasje të rënda kanë ndodhur të mërkurën në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, që vepron në kuadër të Kuvendit të Kosovës.
Disa nga anëtarët e këtij komisioni e akuzojnë Florin Krasniqin nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili është edhe kryetar i këtij organi, se nuk është lodhur fare për ta thirrur këtë instrument ligjor, e për të diskutuar rreth situatës së sigurisë në vend.
Ndërkohë, vetë Krasniqi dhe deputetë të tjerë anëtarë të komisionit e kanë arsyetuar këtë mos mbledhje, duke thënë se punët në veri të Kosovës ende nuk kanë përfunduar dhe se deputetët kanë qenë në pushim vjetor.
Sipas disa prej anëtarëve të këtij komisioni, vetëm një muaj e gjysmë më vonë, Florin Krasniqi, kryetar i këtij komisioni, ka vendosur t`i ftojë anëtarët për të diskutuar disa pika, e në mesin e tyre edhe situatën e sigurisë në vend.
Mbledhja që është mbajtur të mërkurën, ka kaluar me akuza e kundër-akuza për neglizhencën dhe mospunën e Krasniqit si kryetari i këtij organi.
Anëtari i Komisionit, Bekim Haxhiu nga radhët e PDK`së, ka thënë për Express se Florin Krasniqi ose ka qenë fjetur ose ka qenë jashtë vendit duke bërë biznes, në kohën kur situata e sigurisë ka qenë mjaft e rëndë pas ngjarjeve të 25 korrikut, ose kjo situatë nuk i ka interesuar fare.
“Atij fare nuk i ka interesuar situata e sigurisë. Është dashur që së paku tre herë të thirren zyrtarët e AKI për të raportuar dhe shikuar nëse ata kanë qenë në nivelin e detyrës. Me rregullore, ai është i obliguar që të thërret takimet e Komisionit”, thotë Haxhiu.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...